Lajme
Ambasada britanike uron Ditën e Çlirimit: Ditë emocionale për shumë ushtarë britanikë të cilët nuk do ta harrojnë kurrë
Demokracia
14:53 | 12 Qershor 2023

Share:

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka uruar qytetarët me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ambasada ka thënë se është një ditë emocionale për shumë ushtarë britanikë të cilët nuk do ta harrojnë kurrë 12 qershorin e vitit 1999 dhe pritjen që iu bë atyre.

“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it më 12 qershor 1999. Është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë.

Është gjithashtu një moment për të reflektuar se sa larg është zhvilluar Kosova dhe partneriteti ynë me ju gjatë 24 viteve që atëherë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

Të ngjashme