Ambasada britanike në Kosovë ka bërë thirrje që t’u bashkohen në kryeqytet për të shikuar finalen e Euro 2024 mbrëmjen e së dieles.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ambasada ka bërë thirrje për të gjithë ata që duan të brohorasin për Anglinë.
Ndryshe, nesër Anglia do të përballet me Spanjën.
Postimi i plotë i ambasadës:
Mezi po e presim finalen e EURO24 të dielen.
Të gjithë ata që duan të brohorasin për Anglinë, ju ftojmë të na bashkoheni të dielen mbrëma në Prishtina Football Fest.
Shpresojmë që kjo është një që do ta kujtojmë.