Lajme
Ambasada Amerikane uron Bajram Begajn: Presim të forcojmë më tej partneritetin mes vendeve
Demokracia
20:38 | 04 Qershor 2022

Share:

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar Bajram Begaj për zgjedhjen në postin e kreut të ri të shtetit.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada ka uruar Presidentin e ri dhe ka vlerësuar punën e deritanishme si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Të ngjashme