Lajme
Ambasada amerikane shpërndan një postim të KFOR-it: Gati për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës
Demokracia
16:22 | 21 Janar 2023

Share:

Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë një postim të KFOR-it në rrjetin social Facebook.

Në këtë shkrim, thuhet se janë të gatshëm për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës.

“Të gatshëm për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në postim.

Ndërkohë, në shkrimin e KFOR-it që është publikuar më nëntë janar, tregohet për disa trajnime të mbajtura në kampin Bondsteel.

Siç bëhet e ditur mes tjerash, trajnimi është zhvilluar më gjashtë janar të këtij viti.

 

Të ngjashme