Lajme
Ambasada Amerikane: Qeveria malazeze të dënojë masakrën e Srebrenicës dhe ta quajë atë gjenocid
Demokracia
12:11 | 29 Mars 2021

Share:

Ambasada e ShBA-së në Srebrenicë ka denoncuar një qëndrim të Qeverisë së Malit të Zi, në lidhje me masakrën e Srebrenicës.

Ambasada shprehet e shqetësuar për shkak të komenteve, që hedhin dyshime me atë se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë.

“Ambasada është e shqetësuar për shkak të komenteve që hedhin dyshime mbi atë se çfarë ka ndodhur në #Srebrenicë 1995”, thuhet nga Ambasada.

Ambasada amerikane kërkon nga Abazoviq qartësim dhe shprehet optimiste se Qeveria malazeze do të dënojë masakrën dhe do ta quajë me emrin se çfarë edhe ishte – gjenocid, përcjell Demokracia.com.

“Kërkojmë qartësi dhe shpresojmë se Qeveria (e Malit të Zi) pa mëdyshje do të dënojë këtë masakër dhe do ta quaj ashtu çfarë ishte – gjenocid”, shprehet Ambasada.

Srebrenica edhe ndërkombëtarisht njihet si gjenocid, mirëpo Qeveria malazeze nuk po e përkrahë këtë qëndrim./Demokracia/

Abazoviq nuk dihet pse është pjesë e një qeverie pro-serbe por megjithatë ka thënë se do të largohej prej saj nëse në ndonjë formë do të iniciohej çnjohja e Pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme