Lajme
Ambasada amerikane publikon pamje të objektit të tyre dhe Qeverisë të veshur me flamurin e Ukrainës: Shkëlqejmë si një
Demokracia
19:18 | 25 Shkurt 2022

Share:

Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar një pamje të objektit të tyre të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, duke e krahasuar me pamjen e objektit të Qeverisë së Kosovës, kur kjo e fundit po ashtu u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas në mbështetje të Ukrainës, duke shkruar se edhe në ditët më të errëta, dritat e Ambasadës dhe Qeverisë shkëlqejnë si një.

“Edhe në ditët më të errëta, dritat tona shkëlqejnë si një”, thuhet në mbishkrimin e Ambasadës në një postim në Facebook.

Më tej Ambasada citoi një deklaratë të presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

“Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të vështira për popullin e Ukrainës. Putini ka lëshuar një dhimbje të madhe mbi ta. Por populli ukrainas ka njohur 30 vjet pavarësi dhe ka treguar vazhdimisht se nuk do të tolerojë askënd që përpiqet ta kthejë vendin e tyre prapa”, ishin fjalët e presidentit Biden.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë #Të BashkuarMeUkrainën”, përfundoi ambasada.

Të ngjashme