Lajme
Ambasada amerikane në Ukrainë paralajmëron për kërcënim të shtuar të sulmeve
Demokracia
10:27 | 04 Maj 2023

Share:

Shtetasit amerikanë në Ukrainë po paralajmërohen të qëndrojnë vigjilent për një “kërcënim të vazhdueshëm të shtuar të sulmeve me raketa” në vend.

Paralajmërimi u bë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev teksa i njëjti vjen mes një “rritjeje të fundit në sulme nga forcat ruse dhe retorikës nxitëse nga Moska”, shkruan Skynews.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë alarmet ajrore, të strehohen siç duhet dhe të ndjekin udhëzimet nga autoritetet lokale.

CNN raporton se alarmi i sigurisë është i pari i lëshuar që nga 23 shkurti.

Të ngjashme