Lajme
Ambasada amerikane: Këtë Shën Valentin, tregoni dashuri për vendin dhe familjen, votoni
Demokracia
08:48 | 14 Shkurt 2021

Share:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka dalë me thirrje të veçantë për qytetarët.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë dashuri për vendin e familjen në këtë ditë të Shën Valentinit, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasada ka kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe të shfrytëzohet e drejta e votës, pasi që e ardhmja e Kosovës është në duart e gjithsecilit.

“Këtë Shën Valentin tregoni dashurinë tuaj për vendin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja. ?️???? #KosovaVotes2021”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Demokracia.com/

This Valentine’s Day show your love for your country and your family. Vote! Kosovo’s future is in your hands. ?️???? #KosovoVotes2021

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Saturday, 13 Shkurt 2021

Të ngjashme