Jeff Hovenier është Ambasadori i ri i SHBA-së, i cili pritet që së shpejti të vijë në Kosovë së bashku me familjen e tij.
Kështu ka bërë të ditur, Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, përcjell Demokracia.com.
Ambasada ka kërkuar që rekomandime nga qytetarët për vendet që duhet t’i vizitojë ambasadori i ri dhe gjithashtu ka kërkuar që të rekomandohen edhe ushqime, aktivitete kulturore e vende të tjera që do të bënte qëndrimin e tij më të këndshëm.
Ndërkaq për t’i bërë muajt e tij të parë në Kosovë më të paharrueshëm, Ambasada Amerikane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të rekomanduar vende që ai do të duhet të vizitojë kur të vij në Kosovë.
“Derisa po presim t’i urojmë mirëseardhje ambasadorit të emëruar, Hovenier dhe familjen e tij në Prishtinë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që ditët, javët e muajt e tij të parë këtu të jenë të paharrueshme. Cilat vende i rekomandoni për t’i vizituar? Çfarë kuzhine lokale duhet të provojë? Cilat janë aktivitet kulturore që ai duhet të shoh? Cila është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet të humbasë?”, thuhet në postimin e Ambasadës./Demokracia.com/