Lajme
Ambasada Amerikane i lavdëron zgjedhjet
Demokracia
19:59 | 14 Shkurt 2021

Share:

Ambasada Amerikane ka thënë se dalja në zgjedhje e kaq shumë votuesve është inkurajuese.

Ambasada përmes një njoftimi për media bën thirrje që t’i jepet kohë KQZ-së dhe institucioneve të tjera që t’i numërojnë votat, shkruan Demokracia.com

“Inkurajuese për të parë që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ-së dhe institucioneve tjera në Kosovë t’u japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre”, shkruan Ambasada Amerikane në Facebook.

Deri tani, nga KQZ është bërë e ditur se kanë votuar 827.405 qytetarë./Demokracia.com

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/5800796616613112

Të ngjashme