Lajme
Ambasada amerikane e feston e para Pavarësinë e Kosovës
Demokracia
20:34 | 14 Shkurt 2023

Share:

Sot në mbrëmje u festua Dita e Pavarësisë së Kosovës në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë festë performoi edhe orkestra e Forcave Ajrore të ShBA’së në Evropë.

Hovenier uroi Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.

“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës. ”, tha Hovenier.

Të ngjashme