Lajme
Ambasada Amerikane del në përkrahje të masave anti-COVID
Demokracia
14:24 | 06 Prill 2021

Share:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka përkrahur masat e reja anti-Covid, të miratuara nga qeveria e vendit, përcjell Demokracia.com.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane deklaron se masat që janë ndërmarrë nga Qeveria, kanë treguar efektin në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, thuhet në postimin e ambasadës./Demokracia/

Mitigation measures, like those recently announced by the Government, have proven effective in containing the spread of…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Tuesday, April 6, 2021

 

Të ngjashme