Auto&Tech
Amazon do t’i lejojë punëtorët të vendosin sa kohë kalojnë në zyrë
Demokracia
12:21 | 12 Tetor 2021

Share:

Amazon po ndryshon përsëri qasjen e saj për punën në distancë, duke u dhënë punonjësve të saj më shumë kontroll mbi atë sa kohë kalojnë në zyrë dhe duke hapur derën për më shumë punonjës të korporatave, që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Kompania tani do të lejojë ekipet individuale të vendosin se cila politikë funksionon për ta, duke filluar nga një rikthim me kohë të plotë në jetën e zyrës deri në qëndrimin kryesisht në distancë, tha CEO i Amazon (AMZN) Andy Jassy, në një shënim për punonjësi, raporton CNN përcjellë Demokracia.

“Në një kompani të madhësisë sonë, nuk ka një qasje të vetme për të gjithë por se si funksionon më mirë çdo ekip,” tha Jassy.

Drejtorët e kompanisë do të vendosin se cila frekuencë e punës personale i përshtatet ekipeve të tyre, shtoi ai.

Amazon, si disa kompani të tjera të teknologjisë, ka ndryshuar politikat dhe datat e kthimit shumë herë gjatë pandemisë koronavirus.

Kompania më herët shtyu datën e rihapjes së zyrës së saj nga shtatori 2021 deri në janar 2022 për shkak të variantit Delta./Demokracia.com/

 

 

 

 

 

Të ngjashme