ShowBiz
Amanda Gorman poetja e parë që do të performojë në ‘Super Bowl’
Demokracia
08:43 | 29 Janar 2021

Share:

Sukseset e poetes Amanda Gorman nuk po ndalen.

Ajo tani do të jetë poetja e parë që do të performojë në ‘Super Bowl’ gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, shkruan Demokracia.com

Në një postim në Instagram poetja na njoftoi se do të jetë pjesëmarrëse në këtë ngjarje dhe për këtë ishte shumë e lumtur.

“Ajo që është më emocionuese për mua nuk është vetëm vendosja e poezisë në ballë të transmetimit më të shikuar, të televizionit amerikan, por që kjo poezi do të nderojë tre heronjë që u kanë shërbyer komuniteteve të tyre gjatë pandemisë së koronavirusit”, shkroi ajo.

Para disa ditësh ajo mori pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit Biden duke u bërë poetja më e re për nga mosha që ka performuar ndonjëherë në inaugurim, më pas ajo nënshkroi kontratë me agjencinë e modelingut ‘IMG Models’ dhe si duket nuk e ka në mend të ndalet. /Demokracia.com

Të ngjashme