ShowBiz
Amanda Gorman nënshkruan kontratë me agjencinë e modelingut IMG
Demokracia
16:57 | 26 Janar 2021

Share:

Ajo sapo u bë poetja më e re inauguruese në histori, por Amanda Gorman nuk ka ndërmend të ndalet. Tani, 22-vjeçarja ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me IMG Models.

Siç u njoftua më 25 janar përmes një emaili për shtyp, nën drejtimin e agjencisë kryesore të modelimit, Amanda Gorman tani do të punojë për të zgjeruar markën e saj personale përmes miratimeve dhe mundësive editoriale, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Amanda recitoi veprën e saj origjinale “The Hill We Climb” në Inaugurimin Presidencial më 20 janar – e veshur me Prada, ku dukej përrallore duke marrë vëmendje nga e gjithë bota për talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Kalimi i Amandës në industrinë e modës nuk është diçka e re pasi që ajo në vitin 2019 punoi për markën Prada si reportere.

Poete e shquar e rinisë kombëtare, poetja më e re në ceremoninë inauguruese, tani edhe modele? Po e përmbledhim këtë vetëm me një fjali.. Ne duam të shohim këtë./ Demokracia.com

Të ngjashme