Sport
Alush Gavazaj shpallet “Ylli i Javës” në javën e pestë në Superligën e Kosovës
Demokracia
14:24 | 05 Shtator 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit në javën e pestë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Alush Gavazaj.

Komisioni vlerësoi se Gavazaj ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore si mysafire kundër Trepçës’89.

Goli i parë i Alush Gavazaj është realizuar me mjeshtri e që rrallëherë shihet në futbollin tonë, teksa paraqitja e tij gjatë tërë ndeshjes ishte në nivel të lartë.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Prishtinës e dorëzoi drejtori i marketingut në Albi Mall, Albi Humolli.

Pasi mori çmimin “Ylli i Javës”, Alush Gavazaj theksoi se ky vlerësim do t’i shërbejë për të punuar me përkushtim edhe më të madh në të ardhmen.

“Ky është një çmim shumë i rëndësishëm për mua dhe për rikthimin tim në Superligën e Kosovës. Shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë”, ka theksuar Gavazaj për faqen zyrtare të FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme