Sport
Altin Zeqiri vazhdon me formë të mirë, realizon golin e katërt në Superligën e Turqisë
Demokracia
16:12 | 14 Prill 2024

Share:

Altin Zeqiri ka vazhduar formën e shkëlqyer me fanellën e Rizesporit në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar ka gjetur golin në ndeshjen Rizespor – Antalyaspor pas 35 minutave lojë.

Ishte minuta e 35-të e ndeshjes, kur Olawoyin asistoi bukur te sulmuesi dardan i cili nga afërsia realizoi për 1-0.

Për sulmuesin dardan ky ishte goli i katërt këtë kampionat në Turqi, derisa ka asistuar edhe në pesë të tjerë.

 

Të ngjashme