Lajme
Altin Dumani, kreu i ri i SPAK-ut
Demokracia
16:20 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Altin Dumani është zgjedhur kryetar i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri të premten.

Dumani nga 11 vota, mori pesë. Kandidati tjetër, Edvin Kondili pati katër vota, ndërsa Adnan Xholi një. Një nga anëtar e KLP-së u tërhoqe nga votimi.

Në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK-ut në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, përfshirë ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Dumani ishe zgjedhja e preferuar e Ambasadës amerikane për të qenë në krye të SPAK-ut.

Dumani do ta zëvendësojë Arben Krajën, i cili udhëhoqi SPAK-un për tre vjet.

 

Të ngjashme