Sport
Altik Muhaxhiri sërish shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Demokracia
15:32 | 23 Maj 2022

Share:

Altik Muhaxhiri e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” së 36-të në Superligën e Kosovës në futboll nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Portieri gjakovar me intervenimet e tij të shkëlqyeshme dhe sigurinë e treguar në portë ishte më i merituari që Dukagjini arriti të marrë një pikë si mysafir në ndeshjen jetike kundër rivalit direkt, Malishevës, për t’iu shmangur barazhit, shkruan Demokracia.com.

Altik Muhaxhiri ishte shpallur “Ylli i Javës” edhe në javën e 34-t, kur Dukagjini arkëtoi një pikë në duel me Dritën.

Pas barazimit të djeshëm, Dukagjini e siguroi qëndrimin në elitë, duke e mbyllur edicionin në pozitën e 7-të, me 50 pikë, teksa Malisheva do të luajë në barazh me Vushtrrinë.

Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Dukagjini, e ndau Mentor Zahiti, menaxher i departamentit në BKT./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024