Lajme
Alma Lama njofton për ndryshimet brenda listës së LDK-së
Demokracia
10:18 | 18 Janar 2021

Share:

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka njoftuar se ka ndryshime brenda partisë në listim.

Lama ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore në listat e partive, raporton Demokracia.

Si rrjedhojë, renditja e saj në listë, nga numri 90 sa ishte, ka kaluar në 87.

https://www.facebook.com/alma.lama.9/posts/2168925053241989

“Për shkak të përfaqësimit të drejtë të kuotës gjinore, siç ka kërkuar KQZ-ja, lista e LDK-së ka pësuar disa ndryshime. Në listën e KQZ-së, tani unë do të bart ne këtë numër: #87”, ka shkruar Lama.

Ndryshe, ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama i është rikthyer politikës duke kandiduar për deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së./Demokracia.com

Të ngjashme