Massimiliano Allegri raportohet se ka pasur një konfrontim të ashpër me lojtarët e Juventusit pas humbjes 2-1 nga Hellas Verona në shtëpi.
Juventusi pësoi disfatë kundër Sassuolos dhe Veronës dhe qëndron në vendin e nëntë në tabelë me 15 pikë, 16 më pak se Napoli e Milani lider, shkruan Demokracia.com.
Sipas Tuttosport, Allegri pati një përballje të ashpër me gjashtë lojtarë të “Zonjës së Vjetër”.
Trajneri beson se skuadra ka një problem sportiv dhe dëshiron të kalojë më shumë kohë me lojtarët e tij për t’i ndihmuar ata të rifitojnë formën e tyre më të mirë dhe të rrisin vetëbesimin e tyre.
Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, ai është goxha i zhgënjyer nga gjashtë lojtarët e tij: Adrien Rabiot, Dejan Kulusevski, Rodrigo Bentancur, Alvaro Morata, Moise Kean dhe Arthur, edhe pse ky i fundit sapo është rikthyer në fushë pas një dëmtimi.
Në përgjithësi, Allegri beson se sulmuesit dhe mesfushorët duhet të bëjnë shumë më shumë dhe është fakt se sulmuesit e tij nuk kanë qenë mjaft frytdhënës këtë sezon.
Morata i ka shënuar vetëm tri gola, vetëm një më shumë se Kean. /Demokracia.com