Lajme
Aliu tregon në detaje marrëveshjen për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Portin e Thatë
Demokracia
12:12 | 22 Qershor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në mbledhjen e mbajtur të dy qeverive më 20 qershor është prezantuar edhe projekti për Portin e Thatë të Prishtinës dhe hekurudha që lidhë Prishtinën me Durrësin.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, ka treguar detaje të reja rreth marrëveshjes për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Portin e Thatë të Prishtinës, raporton Demokracia.com.

Aliu ka thënë se kjo hekurudhë do ta lidhë Kosovën me Evropën, ndërkaq sa i përket Portit të Thatë të Prishtinës, ai deklaroi se ky port do të jetë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përderisa shtoi se, ende nuk dihet vlera e saktë e këtyre dy projekteve, raporton më tutje Demokracia.com.

“Rrjeti hekurudhor ekzistues i Kosovës është ende i vjetër siç ka qenë dikur dhe ky rrjet ka nevojë të modernizohet dhe duhet të modernizohet. Orientimi i Qeverisë së Kosovës për 1 dekadë ka qenë të autostrada, ato do të vazhdojnë të përmbyllen, por tash do të kemi fokus më të madh kah infrastruktura hekurudhore e cila do të ketë mundësi të kemi transport më të gjelbër dhe më të lehtë e më të përshtatshëm në vendin tonë, transport si të udhëtarëve si të mallrave. Ky rrjet transporti dhe hekurudhor nuk mund të jetë mjaftueshëm profitabil nëse Kosova nuk është e kyçur në korridore. Këtë do ta mundësojmë përmes, me qenë se Porti i Durrësit ka projekt zhvillimin e tij si në fushën e transportin e mallrave ashtu edhe në transportin e udhëtarëve, pra Porti i Durrësit edhe Porti i Portoromanos, kjo është një mundësi e mirë edhe për Republikën e Shqipërisë edhe të Kosovës. Këto porte që do të thellohen dhe do të zhvillohen do të kenë mundësi të kapaciteteve të mëdha të absorbimit të mallrave të kontejnerëve do të mund të shpërndahen në të gjithë regjionin nëpërmes Prishtinës. Porti i Thatë i Prishtinës është një qendër nga e cila bëhet shpërndarja e mallrave të cilat vijnë nga një Port A të themi, Porti i Thatë i Prishtinës do të jetë port i thatë i Portit të Durrësit. Tash të gjithë mallrat që do të vijnë nuk do të jenë vetëm për Kosovën, aktualisht të gjitha mallrat vijnë vetëm për Kosovën, pra sot në Portin e Durrësit 30 për qind e mallrave që vijnë në Portin e Durrësit janë vetëm për Kosovën. Në momentin që e realizojmë këtë infrastrukturë dhe e modernizojmë infrastrukturën hekurudhore ekzistuese e cila është e kyçur në korridoret e regjionit atëherë Porti i Thatë i Prishtinës do të shërbejë për të gjithë regjionin dhe hekurudha ekzistuese që është duke u modernizuar nga Hani i Elezit për në Fushë Kosovë do të mund t’i bartë mallrat drejt Shkupit në korridorin 8 po ashtu. Ndërsa hekurudha në vazhdim që do të, si vazhdim i këtij projekti që është në drejtim të veriut dhe në drejtim të Leshakut do të mund t’i fus këto në korridorin 10, respektivisht edhe drejt Serbisë por edhe Evropës duke e pasur parasysh Vjenën e kështu me radhë. Është paraparë edhe hekurudha që e lidh Prishtinën dhe Merdaren. Aktualisht i kemi pasur këto tri opsione pra, Prishtinë – Fushë Kosovë – Hani i Elezit, Fushë Kosovë -Leshan dhe Fushë Kosovë – Merdare. Tash kjo Fushë Kosovë – Merdare si projekt do të mund të realizohet pasi ta realizojmë projektin Fushë Kosovë – Durrës, Prishtinë – Durrës sepse nuk ka kuptim të kemi lidhje të vazhdueshme pa pasur një lidhje me një port detar siç është Porti i Durrësit. Kur ta realizojmë këtë, natyrisht ne tani kemi edhe nevojën që të kyçemi në të gjitha korridoret që janë të mundshme për me e sigurua transportin e mallrave nga Durrësi në Sofje, e cila do të mund të realizohet nga kjo linjë. Dhe çka është e rëndësishme linja hekurudhore që i bashkon Prishtinën me Durrësin, e bënë këtë përmes Shkodrës, po supozojmë se këtë e tregon studimi i fizibilitetit më saktë, e cila do të kishte me e lidh, do ta lidhë pastaj edhe Portin e Tivarit. Pra edhe mallrat nga Porti i Tivarit, edhe mallrat nga Porti i Durrësit e po ashtu edhe nga Porti i Shëngjinit, do ta kenë pikë shpërndarëse të veten Prishtinën, e që kjo për Kosovën nënkupton një zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Ne nuk kemi porte, nëse Republika e Shqipërisë e ka Portin e Durrësit, ta zëmë Maqedonia e ka Gjevgjelinë si portë të veten nga Porti i Selanikut, ne jemi të shkëputur pa korridore, mbesim kështu si jemi. Kështu me këtë mundësi ne kemi mundësi të barabarta të zhvillimit ekonomik me vendet e tjera të rajonit. Aktualisht jemi si një “zorrë qorre”, ku jemi stacion i fundit dhe është menduar vetëm me ato linja që na lidhin me Serbinë. Sa do të jetë kostoja, ku do të jetë lokacioni, këtë e përcakton më së miri studimi i fizibilitetit, unë nuk mund t’ju flas për kosto por së pari është projekti që lidh Fushë Kosovën me Pejën, që ka studim fizibiliteti dhe ne këtë vit e fillojmë hartimin e dizajnit, pastaj që lidh Klinën me Prizrenin, kjo është në kuadër të këtij projekti. Studimi i fizibilitetit në Republikën e Shqipërisë që thamë për nga Gjakova deri në Shkodër dhe komplet të kësaj linje duke pasur parasysh edhe portet, Portin e Thatë, atëherë kjo shoqërohet edhe me ndërtimin e terminaleve që është Porti i Thatë nën 1 pastaj është Terminali Targo, pastaj është Terminali Multimodal i udhëtarëve në Fushë Kosovë të cilat kanë me shërbyer edhe për transportin e mallrave edhe për transportin e udhëtarëve duke e pas parasysh transportin detar, transportin hekurudhor dhe transportin rrugor dhe transportin ajror, sepse Porti i Thatë do të jetë në afërsi të Aeroportit të Prishtinës dhe ku ne do të kemi mundësi me ndërtua një terminal ajror. Cila do të jetë kostoja, ku do të jetë lokacioni i tyre, ne kemi pasur opsione, kryesisht është përgjatë hekurudhës në zonën Fushë Kosovë – Obiliq, rreth e përqark diku rreth zonës së KEK-ut. Ku do të jetë saktë e tregon studimi i fizibilitetit, përafërsisht do të jetë atje dikund. Sa do të jetë kostoja e kësaj, mbeten me tregu studimi i fizibilitetit dhe projekti sepse do të manipuloja nëse do të kisha me dhënë ndonjë vlerë”, deklaroi Aliu. /Demokracia.com/

Të ngjashme