Lajme
Aliu thotë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë po shkojnë mirë
Demokracia
10:25 | 18 Qershor 2024

Share:

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Podujevë Prishtinë dhe ajo për në Pejë po shkojnë mirë.

Aliu ka thënë se shpejtë do të nisin punimet edhe për autostradën me Bujanocin.

“Do të fillojmë shpejtë edhe autostradën për Bujanoc që na lidhë tek korridori i Dheut, rruga e Podujevës po shkon mirë, rruga drejt Pejës po ashtu po shkon mirë”, ka thënë Aliu për KosovaPress.

Ndërsa, ai thotë se projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës, e shndërron Kosovën në një vend kryesor të transitit dhe një pikë shpërndarëse të mallrave.

“Kosova përmes linjës Durrës-Prishtinë bëhet pjesë e një rrjeti regjional, aktualisht është jashtë korridoreve. Pra, të gjithë transporti i mallrave për gjithë regjionin, qoftë në drejtim të porteve, qoftë nga portat në drejtim të regjionit arrin të bëhet përmes Kosovës. Kjo e shndërron Kosovën në një vend kryesor transitit dhe një hap apo një pik shpërndarëse të mallrave, kjo krijon mandej mundësi për zhvillim ekonomik dhe krijim të zonave ekonomike rreth përqark kësaj zone të shpërndarjes së mallrave. Të dy portet edhe Durrësi dhe Tivari që janë të lidhura, tash do të lidhen me hekurudhën mes vete, do të lidhen me Prishtinën, dhe nga Prishtina me linjën hekurudhore Prishtinë- Shkup, apo Prishtinë-Nish-Sofje, ose Prishtinë-Leshak-Mitrovicë-Salzburg, lidhet gjithë regjioni përmes këtyre”, thotë Aliu.

Të ngjashme