Lajme
Aliu shpreh ngushëllim për familjen e viktimave që humbën jetën në aksidentin në Koshare të Ferizajt
Demokracia
23:13 | 22 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të katër viktimave që humbën jetën në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Shtime, në mbrëmjen e së mërkurës.

Aliu, me anë të një telegrami ngushëllimi, ka shpresuar në shërim të shpejt të të lënduarve të tjerë nga aksidenti, shkruan Demokracia.com.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Demokracia.com/

Të ngjashme