Lajme
Aliu, pasi mori detyrën e kryetarit të AKK-së: Bashkë, na priftë e mbara!
Demokracia
14:26 | 05 Prill 2022

Share:

Agim Aliu merr detyrën e kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Nder e privilegj i veçantë, të zgjidhem sot, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Komunat janë porta e parë e çdo halli të qytetarëve gjersa kryetarët e komunave, hallka lidhëse e adresimit të nevojave të qytetarëve në institucionet qendrore. Andaj, duke e falënderuar për punën e kontributin, strukturën e deritanishme të AKK-së, u zotova se bashkë me kolegët tjerë kryetarë të komunave, do të jemi zë i fuqishëm e të palodhur në artikulimin e kërkesave qytetare.

Faleminderit për besimin e mbështetjen e fuqishme Kryetarë të Komunave të Kosovës dhe delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës! Bashkë, na priftë e mbara”.

Të ngjashme