Lajme
Aliu pas takimit me Kurtin: Nuk jemi opozitë e Qeverisë
Demokracia
15:00 | 15 Maj 2023

Share:

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe me disa nga ministrat e Qeverisë foli për kërkesat e komunave për ekzekutivin.

Aliu duke i’u përgjigjur deklarimit të i disa ditëve më pas se kryetarët e komunave në shumë raste po e luajnë rolin e opozitës, tha se Asociacioni nuk ka qenë opozitë e asnjë Qeverie.

Sipas tij, opozita e Qeverisë është në Kuvendin e Kosovës dhe se kryetarët veç se i paraqesin kërkesat e qytetarëve.

“E kemi ftuar kryeministrin në takim për shumë çështje që nuk kemi marrë përgjigje nga takimet e së kaluarës. Edhe pse ne përballemi me shumë kërkesa këto janë thelbi i atyre që ne kërkojmë. Shumë projekte tona nuk po mund të zhvillohej për shkak të pronave të menaxhuar nga AKP-ja. Nga këto çështje morëm zotimin nga kryeministri që këto kërkesat do të zbatohen, falënderoj kryeministrin që na kanë pranuar në takim”.

“Ne edhe këtu i thamë kryeministrit, kryetarët nuk qenë opozitë e asnjërës nga Qeveritë sepse ne bëjmë detyrën tonë dhe jemi më shumë kërkues, sepse ndaj neve kërkues janë qytetarët dhe dëshirojmë që t’i evitojmë pengesat që i kemi në zhvillim e sipër. Opozita e Qeverisë është në Parlamentin e Kosovës, kryeartë e komunave i’u takojnë të gjithë qytetarëve të tyre dhe Asociacioni ka dëshmuar se ka unitet qytetar më shumë se politikë”.

Si kërkesa urgjente drejtuar Qeverisë ai përmendi:

Kundërshtimi për bartjen e përgjegjësisë së faljes së Tatimit në Pronë tek Komunat, sepse kjo cenon të hyrat vetanake nga të cilat varen në masë të madhe projektet kapitale në komuna.

Urgjentisht të barten mjetet e të hyrave vetanake në komuna, për momentin të pezulluara.

Të themelohet Granti i IV që do të krijoj barazi financiare për Komunat e Kosovës.

Kërkojmë përshpejtimin e nxjerrjes së akteve nënligjore (në bazë të Ligjit të ri për Zyrtarët Publik) që rregullojnë procedurat e rekrutimit në komuna, me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësisë.

Komunave t’u kthehen pronat nga AKP-ja, prona këto që janë përcaktuar dhe të shpallura nga komunat për interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror.

Të krijohen mekanizma ligjor për bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve si dhe në raste të tjera të ketë shmangie të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillim të projekteve komunale.

Të mos lejohet që Zonat Ekonomike në komuna të kalojnë në përgjegjësi të nivelit qendror por të vazhdojnë të administrohen nga Komunat.

Të ngjashme