Sport
Alioski sqaron gjithçka, tregon bisedën që pati me Arnautoviq pas ndeshjes
Demokracia
09:27 | 15 Qershor 2021

Share:

Shpërthimi në fyerje i Marko Arnautoviq kundrejt futbollistit shqiptar Ezgjan Alioskit, pas golit të shënuar në ndeshjen e djeshme ka prodhuar një bujë mediatike.

Futbollisti me origjinë serbe ka kërkuar falje për veprimin e bërë dhe kërkon ta lërë në të shkuarën atë moment. Ndërkohë sot ka ardhur edhe reagimi i Ezgjan Alioskit, i cili sqaron gjithçka ndodhi për “Supersport”.

“Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh.

Unë me Arnautoviç folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair. Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka”, sqaron Ezgjan Alioski. /Demokracia.com

Të ngjashme