Lajme
Ali Ahmeti: Vizita e Kurtit në Çair dhe në Tetovë është keqpërdorur nga opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
21:51 | 23 Gusht 2023

Share:

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dy komunat e Maqedonisë së Veriut, në Çair dhe në Tetovë.

Ahmeti në RTK, ka thënë se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka keqpërdorur vizitën e Kurtit.

“Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses. Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës. Me të dëgjuar kreun e Komunës së Tetovës, vizita e zotit Kurti është bërë për të mbështetur opozitën. Mua kjo më bëri shumë përshtypje dhe nuk mora ndonjë iniciativë për të bërë takime shtesë në Kosovë, në veçanti me ekzekutivin e Kosovës.” – ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme