Lajme
Ali Ahmeti sjell ‘atmosferën’ e takimit të liderëve ballkanikë me James O’Brien në Shkup
Demokracia
23:26 | 21 Janar 2024

Share:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, shprehet i kënaqur që ka takuar kryeminisrat e Shqipërisë e Kosovës, Ramën e Kurtin, në prag të Samitit të BE-së në Shkup si dhe aleatë të tjerë.

Ahmeti ka publikuar edhe fotografi nga Shkupi si dhe ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për stabilitet dhe unitet.

Ai deklaron se atmosfera mes liderëve aty, është miqësore.

“Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, shkruan Ahmeti.

Postimi i tij i plotë:

Të ngjashme