Lajme
Ali Ahmeti e uron Kurtin: Kosovën dhe rajonin e presin sfida, do të të qëndroj afër në çdo ballafaqim
Demokracia
20:32 | 22 Mars 2021

Share:

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit.

Përmes një statusi në Facebook, Ali Ahmeti ka thënë se i shpreh uratat më të sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së tij.

“I nderuari z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i dashur Albin, me kënaqësi të shpreh uratat më të sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Demokracia.com.

Tutje, ai ka thënë se BDI-në do ta ketë partnerë në avancimin e marrëdhënieve në interes të qytetarëve.

“Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së keni partnerë në avancimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ai ka thënë se Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira derisa theksoi se ai do t’i qëndrojë afër Kurtit në çdo ballafaqim.

“Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira dhe unë qëndroj pranë teje në ballafaqimin me çdo vështirësi sepse rajoni ynë ka nevojë për tejkalim të menjëhershëm të çështjeve të hapura dhe hapërim të përbashkët drejt Bashkimit Europian. Ju priftë e mbara dhe dalshi faqebardhë”, ka shkruar tutje Ahmeti.

Të ngjashme