Lajme
Ali Ahmeti e përfundon vizitën në Gjakovë, s’shoqërohet nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës
Demokracia
19:10 | 02 Shtator 2023

Share:

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i shoqëruar me politikanë të tjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, raportohet se e kanë përfunduar vizitën në Gjakovë, ku vizituan fabrikën “Comodita”.

“Kosova Press” raproton se delegacioni në këtë vizitë nuk u shoqërua nga asnjë zyrtar i institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ahmeti para mediave e ka quajtur madhështor investimin në këtë fabrikë.

“Pasuri më të madhe, nuk ka për vendin sesa këta njerëz që rrezikojnë me investimet e tyre, kapitalin e tyre, energjitë e tyre mendore, njerëzore, që t’u hyjnë në shërbim njerëzve.” – theksoi Ahmeti.

Nacionale Facebook

Të ngjashme