Sport
Algjeriani me fanellën e UÇK-së udhëtoi 400 kilometra për ta mbështetur Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare
Demokracia
23:47 | 02 Korrik 2022

Share:

Algjeriani Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin tonë dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Zyrtari për media i Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi ka zbuluar në profilin e tij privat një kuriozitet interesant.

Sipas tij, Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin tonë dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare.

Krasniqi ka shkruar se Tujamo prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë dhe veçanërisht heroit legjendar Adem Jashari.

Postimi pa ndërhyrje i Kushtrim Krasniqit

Algjeriani Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin tonë dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022Ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë tonë dhe veçanërisht heroit tone legjendar Adem Jashari. Ka edhe fanella tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët.

Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit tonë.

Houssem uron që një ditë ta vizitojë Kosovën ose Shqipërinë./Telegrafi/

Të ngjashme