Lajme
Algjeria do të rihapë ambasadën në Kiev
Demokracia
16:22 | 26 Shkurt 2023

Share:

Algjeria, aleate e Moskës ka në plan të rihapë ambasadën e saj në Kiev, e cila është mbyllur që nga pushtimi rus i Ukrainës një vit më parë, thotë ministria e jashtme.

“Ky vendim vjen në kuadrin e mbrojtjes së interesave të shtetit algjerian”, thuhet në një deklaratë të ministrisë, duke shtuar se ambasada do të rihapet së shpejti.

Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune njoftoi rihapjen e planifikuar gjatë një transmetimi televiziv të premten, duke pranuar marrëdhëniet e gjata të Algjerisë me Rusinë./abcnews.al

Të ngjashme