Lajme
Algjeria dhe Spanja i prishin raportet
Demokracia
08:16 | 09 Qershor 2022

Share:

Algjeria e ka pezulluar bashkëpunimin me Spanjën, pasi Madridi e ka njohur autonominë e Marokut mnbi Saharanë Perëndimore – një territor i diskutueshëm.

Madridi zyrtar ka thënë se i vjen shumë keq për vendimin e Algjerisë.

Kjo prishje raportesh mes dy vendeve vjen pas një traktati paqeje që zgjati dy dekada.

“Algjeria ka vendosur të pezullojë menjëherë traktatin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit” të nënshkruar me Madridin në vitin 2002, tha zyra e presidentit në një deklaratë të mërkurën, raporotn Al-Jazeera, transmeton Express.

Spanja është e varur prej gazit natyror algjerian.

Ndërkaq, përkundër prishjes së raporteve, Madridi ka këmbëngulur që vendet janë mike të njëra tjetrës.

Të ngjashme