ShowBiz
Alex Rodriguez ia kthen Jennifer me të njejtën mënyrë?
Demokracia
18:31 | 16 Qershor 2021

Share:

Alex Rodriguez hoqi dorë nga shpresat për të rikthyer Jennifer-in dhe gjejeni pak hapin e radhës?! Rikthehet tek ish-gruaja! Nuk e dimë ende nëse rikthimi është romantik, por si për fillim Alex dhe ish-bashkëshortja janë ushtruar bashkë gjatë ditës së shtunë dhe si, nuk ngurron ta postojë në Instagram.

“Cynthia është mama klas për vajzat tona!” – shkruan ai në fotot ku shfaqet më i qeshur se kurrë krah ish-gruas.

Ish-çifti u martuan në 2002-in dhe janë prindër të dy vajzave adoleshente, Natasha dhe Ella. Cynthia u divorcua nga Alex në 2008-ën dhe pak vite më vonë, Alex ishte shumë gati për t’u martuar me Lopez, por gjërat ndryshuan dhe ndarja e papritur, ndodhi!

Tani, Jenn është duke shijuar dashurinë e re për të dashurin e vjetër, Ben Affleck, e ndërsa Alex? Si fillim, ushtrohet me ish-gruan, më tej s’e dimë çdo të ndodhë.

Të ngjashme