Lifestyle
Alergjitë ushqimore po prekin miliona të rritur amerikanë
Demokracia
10:06 | 01 Mars 2022

Share:

Më shumë se 50 milionë amerikanë kanë alergji ushqimore, të cilat ndodhin kur sistemi imunitar i një personi reagon ndaj diçkaje në ushqim, sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI).

Kjo përfshin rreth 10 për qind të të rriturve, sipas hulumtimit të dr. Ruchi Gupta, drejtor i Qendrës për Alergji Ushqimore dhe Astma në Çikago.

Rreth 38 për qind në studimin e vitit 2019 me 40 mijë njerëz raportuan se kishin një reagim të ashpër ndaj ushqimit që i dërgoi ata në dhomën e urgjencës.

Ndërsa mund të jeni alergjik ndaj çdo gjëje, nëntë substanca shkaktojnë 90 për qind të alergjive ushqimore: Kikirikët, arrat, qumështi, vezët, peshku, soja, gruri dhe susami.

Hormonet mund të jenë gjithashtu një katalizator, veçanërisht te gratë. Nuk është e pazakontë të zhvillohen alergji ushqimore gjatë pubertetit, shtatzënisë ose menopauzës.

“Alergjitë janë pak më të larta në moshën e rritur te gratë, dhe ne nuk e kuptojmë ende mekanizmin, por mund të ketë të bëjë me ndryshimet në hormonet tona”, tha dr. Tania Elliott, një zëdhënëse e ACAAI.

Disa gra mund të përjetojnë përkeqësim të sistemeve të alergjisë gjatë fazave të ndryshme të ciklit të tyre menstrual, tha ajo.

Një tjetër shkak i mundshëm është se disa medikamente ose alkooli mund të ndryshojnë aciditetin e zorrëve, kështu që trupi ndalon të shpërbëjë disa ushqime siç bënte dikur.

Alergjitë mund të prekin sisteme të shumta të organeve me reaksione të lëkurës, të vjella, probleme me frymëmarrjen dhe zgjerimin e enëve të gjakut. Simptomat mund të përfshijnë fryrje, lodhje ose shqetësime të tjera, të cilat mund të shfaqen ditë më vonë në vend të disa minutave ose orëve.

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024