Auto&Tech
Alec Baldwin deaktivizon llogarinë në Twitter pas një shakaje
Demokracia
17:58 | 04 Mars 2021

Share:

Alec Baldwin ka deaktivizuar llogrinë e tij në Twitter, pas disa reagimeve për një shaka që kishte bërë ai.

Përmes një video në rrjetin social Instagram, aktori Alec Baldwin njoftoi se kishte vendosur të largohej nga Twitter, shkruan Demokracia.com.

Kjo erdhi pas reagimeve të shumë përdoruesve të cilët nuk kishin kuptuar një shaka që kishte bërë Baldwin për aktoren amerikane Gillian Anderson.

Baldwin kishte komentuar fjalimin e fitores së aktores Andereson për serialin The Crown, në Golden Globes.
“Ndërrim i thekseve? Kjo tingëllon… interesante”, shkroi ai në Twitter me shaka.

Kjo shaka është bërë për shkak të theksit që Anderson përdorë në serial që është theksi britanik ndërsa në jetën reale theksi i aktores është amerikan.

Rikujtojmë se gruaja e aktorit, Hilaria Baldwin në dhjetor ishte akuzuar për falsifikim të theksit dhe trashëgimisë së saj spanjolle, pasi persona që kishin njohur atë më parë pretendonin se emri i saj është Hillary e jo Hilaria dhe se ajo kishte lindur në Boston.

Sidoqoftë Alec Baldwin tregoi se nuk do të përdorë më rrjetin social Twitter pasi aty nuk mund të bësh as shaka, dhe aty kultivohet urrejtje dhe ligësi.

Ai tha se planifikon të gjej një burim tjetër për grumbullimin e lajmeve dhe falenderoi përdoruesit e Instagram për mbështetjen e tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme