Lajme
“Aleanca me SHBA-në është e cekët”, Hoti publikon deklaratat e Kurtit, me muzikën në sfond për diktatorin Enver Hoxha
Demokracia
21:30 | 18 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka publikuar një video të një deklarate që Albin Kurti e kishte dhënë si opozitar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ja pse po prishen raportet me Amerikën. Nuk është e rastësishme. Është pjesë e programit të tij”, ka shkruar Hoti në Facebook për përmbajtjen e videos.

E në sfond është muzka e diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Në përmbajtjen e deklaratave të Kurtit thuhet se “Aleanca me SHBA-të nuk është për të ardhmen”, por për çlirimin e Kosovës.

Këtë deklaratë që Kurti e kishte thënë si opozitar, tash po publikohet nga opozita e tanishme.

Të ngjashme