ShowBiz
Albumi i Janet Jackson nga viti 1986 rikthehet në toplista për shkak të polemikave me Justin Timberlake
Demokracia
13:51 | 15 Shkurt 2021

Share:

Janet Jackson është kthyer në toplista dhe ka marrë “kontrollin” përsëri.

Pas një kërkim falje nga Justin Timberlake gjatë javës së kaluar, lidhur me incidentin e famshëm të Super Bowl, ku ai i shqeu një nga materialet që i mbulonin gjoksin, transmeton Demokracia.com

Pas dokumetarit “Framing Britney Spears” dhe kërkesave për t’i kërkuar falje asaj, Justin Timberlake i kërkoi falje edhe Janet Jackson, gjë që si duket ndikoi që albumi i saj, i quajtur ‘Control’ nga viti 1986, është kthyer në majë të toplistave.

“Isha e vetme në shtëpi, kur mora lajmin dhe fillova të qaj. Po qaja sepse isha falenderuese për çka Zoti më ka bekuar dhe më ka dhënë”, tha Jackson në një video emocionale.

“Ju falenderoj që keni qenë në jetën time”, u tha ajo adhuruesve. “Ju falenderoj që e keni kthyer ‘Control’ në majë të top listave prapë, unë nuk e kisha menduar kurrë që kjo do të ndodhte pas 35 vitesh. E vlerësoj shumë këtë”, përfundoi ajo./Demokracia.com

https://www.youtube.com/watch?v=I8QZINhlfCY

Të ngjashme