ShowBiz
Albumi ‘Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i vitit në Spotify
Demokracia
12:53 | 19 Prill 2021

Share:

‘Future Nostalgia’ nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa është albumi më i transmetuar i vitit në platformën Spotify.

Albumi i dytë nga Dua Lipa, i titulluar ‘Future Nostalgia’, u lansua më 27 mars të vitit 2020, shkruan Demokracia.com.

Që nga ajo kohë e deri më sot, ky album ka thyer vazhdimisht rekorde, duke u bërë një nga albumet më të suksesshme në industrinë muzikore.

Me plot 4,7 miliardë dëgjime ‘Future Nostalgia’ është albumi më i dëgjuar në platformën Spotify, që nga albumi ‘21’ nga Adele.

Ai radhitet si albumi i 23-të më i dëgjuar në Spotify.

Rikujtojmë se kënga e fundit e Dua Lipës është ‘We’re Good’ e cila ka plot 45 milionë shikime në Youtube. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme