Lajme
Albulena Haxhiu u intervistua për rastin Dehari më 18 janar
Demokracia
13:13 | 20 Shkurt 2023

Share:

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se ministrja Albulena Haxhiu është intervistuar në lidhje me rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Intervistimin e Haxhiu e kërkoi edhe deputeti nga partia e saj, Haki Abazi, në një konferencë për media javën e kaluar.

Abazi përveç Haxhiut përmendi edhe emrin e Albin Kurtit, Dejona Mihalit, Nazlie Balajt dhe Flutura Goga-Bajramit për rastin.

Lajmin se Haxhiu ishte intervistuar për Expressin e konfirmoi Berita Abazi, këshilltare politike e ministres dhe aktiviste e Vetëvendosjes.

““Po me 18 janar është intervistuar ministrja Haxhiu, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Nuk është intervistuar sot por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie më herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi,” – u shpreh ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u raportua për rikthimin në punë të katër të suspenduarve për zhdukjen e mostrave në IML.

Të ngjashme