Lajme
Albulena Haxhiu krah Rashiqit në ndezjen e qirinjve për serbët e vrarë në Beograd
Demokracia
22:00 | 04 Maj 2023

Share:

Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të 8 nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd, të cilët u vranë të mërkurën, me armë zjarri nga një nxënës i mitur.

Homazhet u bënë në hapje të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, ndërsa atyre iu bashkua dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Të mërkurën, një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në kryeqytetin serb, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje përpara se të arrestohej. Në këtë ngjarje që ka tronditur Serbinë, janë plagosur edhe 6 nxënës dhe një mësuese.

Të ngjashme