Lajme
Albulena Haxhiu e çon stafin në Durrës, veç për transport pagoi 700 euro
Demokracia
22:02 | 28 Qershor 2024

Share:

Ditë më parë, 30 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë shkuar në Durrës. Arsyeja e shkuarjes në këtë vend bregdetar nuk dihet. Veç për transport i shpenzuan afro 700 euro. 

Para disa ditësh, drejt Shqipërisë një udhëtim e kanë bërë disa punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

Nuk është dhënë arsye për këtë udhëtim, porse në tenderin e shpallur nga ky institucion tregohet se 30 zyrtarë kanë shkuar deri në Durrës.

Veç për transport janë paguar afro 700 euro, shkruan Demokracia.com.

“Shërbime të transportit për stafin e IML-së. Data e nënshkrimit të kontratës: 12.06.2024. Numri i tenderëve te pranuar: 3. Emri zyrtar: N.T.SH. “LUMI-REISEN”. Vlera e përgjithshme e kontratës, 696.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.

Siç shihet edhe në këtë njoftim, askund nuk përmendet udhëtimi për në Durrës.

Por, ky fakt vërehet vetëm kur hapet dosja e tenderit, ku edhe tregohet se bëhet fjalë për udhëtim në Shqipëri.

“Transporti i zyrtarëve, Prishtinë-Durrës dhe anasjelltas. Pjesëtarë 30-të. Çmimi për njësi-€ (duke përfshirë të gjitha taksat etj). /Demokracia.com/

Të ngjashme