Sport
Albion Ademi shkëlqen me skuadrën suedeze, shënon dy gola në fitoren bindëse
Demokracia
16:15 | 19 Gusht 2021

Share:

Djurgardeni është skuadër që luan në elitën e futbollit suedez dhe aktualisht është në vendin e parë me 33 pikë, tri më shumë se Malmo pas 15 javësh.

Skuadra suedeze mposhti të mërkurën skuadrën e rangut të dytë të futbollit suedez, Karlslundin, me rezultatin 4:0 duke kaluar në fazën e grupeve të Kupës së Suedisë.

Albion Ademi shënoi në minutën e 17-të dhe të 58-të, përcjell Demokracia.com.

Ai i ka përfaqësuar grupmoshat e Finlandës, derisa ka zhvilluar edhe pesë ndeshje me Shqipërinë U21.

Ademi iu bashkua Djurgardenit në fillim të këtij viti nga IFK Mariehamn. /Demokracia.com

Të ngjashme