Sport
Albina e lumtur për çmimin: Të jesh më e mira do të thotë shumë për mua
Demokracia
17:35 | 05 Shkurt 2021

Share:

Albina Rugova për herë të parë është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit në Kosovë.

Aloja e Istogut dhe Kombëtares së Kosovës, gjatë vitit 2020 është shquar me paraqitje të mira dhe me efikasitet.

Asaj pos çmimit të hendbollistes më të mirë të vitit 2020 i ka takuar edhe çmimi i golashënueses më të mirë, me 162 gola. Natyrisht Albina ka zënë vend edhe në përbërjen më të mirë të vitit, në pozitën e alos së majtë.

“Është hera e parë që shpallem më e mira dhe jam falënderuese për të gjithë trajnerët që më kanë votuar”, ka thënë Rugova, kapitenia e Istogut për faqen zyrtare të FHK-së, transmeton Demokracia.com.

“Ky çmim vërtetë më ka motivuar shumë. Të jesh më e mira do të thotë se duhesh gjithmonë të jesh në kulm, të përgatitesh çdo ditë e më shumë. Jam shumë e kënaqur. Pavarësisht humbjeve apo fitoreve, jam e lumtur për ekipin tim. Jemi kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane dhe na mungoi fati për të shkruar histori. Por në përgjithësi edhe për Istogun viti 2020 ishte i suksesshëm, njëjtë si për mua”, përfundoi Albina Rugova. /Demokracia.com

Të ngjashme