Lajme
Albin Kurti zgjedhet Kryeministër i Kosovës
Demokracia
19:50 | 22 Mars 2021

Share:

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Kurti në seancën për votimin e Qeverisë ka arritur të marrë 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, raporton Demokracia.com.

Të pranishëm në sallë kanë qenë gjithsej 107 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Më poshtë, Demokracia.com sjell edhe mësuar 15 emrat e ministrave të Qeverisë Kurti 2:

Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme do të jetë Donika Gërvalla-Schëarz.

Zëvendëskryeministre e tretë do të jetë Emilija Rexhepi.

Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë Hekuran Murati.

Ministre e Drejtësisë do të jetë Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrulla Çeku.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do ta udhëheqë Liburn Aliu.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do ta udhëheqë Faton Peci.

Ministrinë e Mbrojtjes do ta udhëheqë Armend Mehaj.

Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do ta udhëheqë Rozeta Hajdari.

Ministrinë e Ekonomisë do ta udhëheqë Artane Rizvanolli.

Ministër për Komunitete dhe Kthim, rezervuar për një deputet të subjektit Lista Serbe.

Ministrinë e Zhvillimit Rural do ta udhëheqë Fikrim Damka./Demokracia.com/

Të ngjashme