Lajme
Albin Kurti vazhdon të sillet si opozitar, sërish merret me qeverisjet e kaluara
Demokracia
15:38 | 13 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon edhe më tutje të sillet si opozitar.

Në 17-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i këtij subjekti politik, në një tubim ka vazhduar të sillet si të jetë në opozitë, duke iu shmangur përgjegjësive të tij si kryeministër.

I gjendur pa asnjë sukses përballë simpatizantëve të tij, Kurti sërish është munduar të “kapet” pas qeverisjeve të kaluara.

Aktivistëve u ka thënë se tash është koha e “mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.

Faqja zyrtare e këtij subjekti politik ka shpërndarë disa fotografi nga festa e djeshme e aktivistëve. /Demokracia.com/

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

17 vjet VETËVENDOSJE! – Lëvizim së bashku me popullin

“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, Kryeministri Kurti.

Të ngjashme