Lajme
Albin Kurti u drejtohet me një kërkesë zyrtarëve publikë
Demokracia
20:00 | 06 Gusht 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje zyrtarëve publikë që t’i raportojnë rastet e korrupsionit, keqpërdorimeve dhe abuzimit me paranë publike.

Përmes një videoje  të publikuar nga Qeveria e Kosovës, Kurti thotë se zyrtarët publikë duhet të jenë profesionistë dhe me integritet.

Ai ka garantuar zyrtarët publikë që sinjalizojnë se do të mbrohen nga ligji.

“Të dashur dhe të nderuar zyrtarë, raportoni shkeljet ligjore, raportoni abuzimet, raportoni keqpërdorimet. Legjislacioni ynë për mbrojtjen e sinjalizuesve është tejet i avancuar – është sipas standardeve ndërkombëtare, ai ju garanton mbrojtje, andaj sinjalizoni. Duke raportuar shkeljet ligjore do të bëheni mbrojtës të interesit publik dhe rrjedhimisht do ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona. Mos hezitoni, sinjalizoni”, ka thënë Kurti./Demokracia.com/

Të ngjashme