Lajme
Albin Kurti takohet me përfaqësues edhe të një feje të Indisë
Demokracia
08:33 | 23 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mungesë të takimeve të rëndësishme në botë, po takohet me klerikë fetarë.

Ai mbrëmë është takuar me disa klerikë të fesë Sikh, e cila njihet fare pak në Kosovë.

“Natë e mrekullueshme në Greenwich, mbrëmë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti! Pata rastin të shoh përfaqësuesit e komunitetit sikh, duke i dorëzuar kryeministrit të Kosovës një pllakë dhe për të përcjellë pranimin e tyre për Kosovën si komb në emër të Sikhëve anembanë globit”, thuhet në një njoftim të këtij komuniteti, transmeton Demokracia.com.

Sikizmi është fe, e cila filloi rreth vitit 1500 pas Krishtit, në pjesën veriore të Punjabit të lashtë, që tani është pjesë e Pakistanit. /Demokracia.com/

Të ngjashme