Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar pas deklaratave kundërthënëse të ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryeministrit, Kurti për reciprocitetin.
Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka shkruar se Kurti e ka “shkarkuar” reciprocitetin.
“LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti shkarkon reciprocitetin!”, ka shkruar Gecaj.
Ndryshe, dje ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.
Më vonë Hajdari u arsyetua duke thënë se deklarata e saj për këtë çështje është keqinterpretuar. /Demokracia.com/